Kim Kardashian është e shqetësuar për pasojat afatgjata që sjelljet e papritura të Kanye West në rrjetet sociale mund të kenë te fëmijët e tyre. Prej disa ditësh, reperi ka bërë deklarata të ashpra kundër industrisë së muzikës dhe familjes Kardashian, duke përfshirë akuza të rënda ndaj Kim, nënës së katër fëmijëve të tij.
Burime pranë Kim thonë se ajo po bën gjithçka për t’i mbrojtur North, Saint, Chicago dhe Psalm nga ky kaos, duke u përpjekur që ata të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme me të atin. Megjithatë, situata është bërë edhe më e ndërlikuar pas akuzave të Kanye, përfshirë pretendimet e tij për “trafikim njerëzor”. Pavarësisht përpjekjeve të Kim për t’i mbajtur fëmijët larg kësaj drame, ndikimi i këtyre polemikave në të ardhmen mbetet shqetësues.