Aktorja britanike Kiera Knightley feston sot 40-vjetorin. E njohur që në adoleshencë, ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme për më shumë se 20 vite, duke shmangur vëmendjen e panevojshme të famës.
U bë e njohur me rolin e Elizabeth Swann në “Pirates of the Caribbean” dhe ka vazhduar me role të thella në filma dramatikë e historikë. Knightley ka folur hapur për shëndetin mendor dhe kufijtë personalë në industrinë e filmit.
E lindur në Londër më 26 mars 1985, vjen nga një familje artistësh dhe ka nisur aktrimin që e vogël. Roli i saj i parë i madh ishte në “Star Wars: The Phantom Menace”, ndërsa u bë e dashur për publikun me “Bend It Like Beckham” dhe “Love Actually”.