Artistët shqiptarë, Kida dhe Buta, kanë përfunduar me sukses projektin e tyre të ri muzikor.
Kënga e tyre e re, e titulluar “Mesazh,” do të bëhet publike sot (e martë) në orën 20:00. Ky është një moment emocionues për ata, pasi kjo është kënga e tyre e parë që kanë realizuar së bashku, dhe pritet të jetë një kombinim i bukur, megjithëse ata i përkasin zhanreve të ndryshme.
Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në qytetin e bukur të Parisit, duke i dhënë një atmosferë të veçantë projektit.