Një imazh që po qarkullon online ka ndezur diskutimet për ndërhyrjet estetike të Khloe Kardashian. Në foto shënohen pesë procedura të dyshuara: mbushje buzësh, ndërhyrje në hundë, ngritje vetullash, blefaroplastikë dhe ndryshime në konturin e fytyrës
Edhe pse Khloe më parë ka pranuar vetëm një operacion në hundë, ndryshimet në pamjen e saj kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke ngjallur debat në rrjetet sociale për standardet e bukurisë dhe transparencën e figurave publike.


