Baby Lasagna i ka kushtuar një postim prekës viktimave të Koçanit në Maqedoninë e Veriut.
Këngëtari postoi një emoji me flamurin e vendit, një zemër të plagosur dhe një pëllumb (një simbol i njohur i krishterë që lidhet me paqen).
Kujtojmë se një zjarr shpërtheu herët dje në një klub nate në qytetin maqedonas të Koçanit, duke vrarë 59 persona dhe duke plagosur më shumë se 150.