Kanë mbetur pak ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian të futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se kombëtarja shqiptare do të ketë një këngë të dedikuar, të titulluar “Albania” dhe realizuar nga Capital T.
Kjo këngë përfaqëson identitetin kombëtar dhe do të shoqërojë ekipin kuqezi gjatë aventurës së tyre. Himni i ri do të publikohet më 30 maj. FSHF thekson se ky bashkëpunim përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit të shqiptarëve.