Filloreta Raçi – Fifi duket se është gati për të zbuluar projektin e saj të ri muzikor.
Një postim i shpërndarë në Instagram ka lënë të kuptohet se diçka e madhe është në horizont.
Ajo po ashtu zbulon se është një bashkëpunim, por ende mbahet në fshehtësi emri i partnerit të saj artistik.
“Edhe pak ft…së shpejti. Si dihet ndoshta del nesër në Spotify”, ka shkruar ajo.
Reagimet nga fansat janë të menjëhershme, duke shprehur padurim për të dëgjuar këngën e re.