Kendrick Lamar nuk publikoi një diss kundër Drake në albumin e ri të Playboi Carti, siç ishte parashikuar nga DJ Akademiks, por ai shënjestroi A$AP Relli në këngën “Good Credit”.
Reperi e përqeshi Relli për dëshminë e tij kundër A$AP Rocky në gjyqin e fundit, ku Rocky u shpall i pafajshëm. Relli, tashmë i etiketuar si “spiun” nga interneti, mori edhe një goditje nga Kendrick, i cili e përmend atë në tekstin e këngës.
Ndërkohë, Carti solli albumin e tij të parë pas pesë vitesh, duke përfshirë bashkëpunime me emra të mëdhenj si Kendrick, Travis Scott, Future dhe The Weeknd. Fansat e rinj të hip-hopit e shohin këtë projekt si një moment që do të ndikojë në kulturën e tyre muzikore për një kohë të gjatë.