Sipas një studimi në Britani, 35% e personave që mbijetojnë nga një sulm në tru mund të këndojnë më mirë sesa të flasin gjatë javëve dhe muajve të parë të rikuperimit. Kjo ndodh sepse këndimi aktivizon pjesë të ndryshme të trurit nga ato që përdoren për të folur.
Rasti i Samer Clark, e cila pas një hemorragjie në tru nuk mund të fliste, por mund të këndonte këngët e saj të preferuara, e ilustron këtë dukuri. Studimi tregon gjithashtu se muzika ndihmon në përmirësimin e komunikimit, kujtesës dhe aftësive gjuhësore, veçanërisht tek personat me afazi.
Shoqata “Sing4Stroke” ka nisur një fushatë për të promovuar këndimin si terapi dhe për të mbështetur më shumë se 1.4 milion britanikë që jetojnë me pasojat e sulmit në tru.