Kendall Jenner dhe Jacob Elordi po zgjedhin ta jetojnë romancën e tyre larg syrit të publikut. Sipas burimeve pranë çiftit, modelja është “çmendur” pas aktorit australian dhe dëshiron ta mbrojë marrëdhënien e tyre nga vëmendja e madhe që shoqëron familjen Kardashian.
Burimi thotë se Kendall nuk ka pasur ndjenja kaq të forta për dikë prej vitesh, ndaj nuk dëshiron ta ekspozojë menjëherë Elordin në jetën publike të familjes së saj. “Shumë pak meshkuj kanë arritur t’i mbijetojnë makinerisë Kardashian”, ka thënë burimi.
Edhe pse janë parë së bashku në disa dalje, përfshirë një takim me Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, çifti po përpiqet t’i mbajë takimet dhe udhëtimet e tyre sa më private. Së fundmi ata kanë kaluar pushime në Hawaii, Tokio dhe Australi, pranë vendlindjes së Elordit.
Sipas burimeve, udhëtimi në Hawaii e forcoi ndjeshëm lidhjen e tyre dhe Kendall tashmë e sheh aktorin si dikë me të cilin mund të ndërtojë një të ardhme. Megjithatë, të dy preferojnë që romanca e tyre të zhvillohet larg vëmendjes së tepërt mediatike.


