Gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas, Kelly Clarkson emocionoi publikun duke sjellë në skenë një yll të vogël: vajzën e saj, River Rose. Në koncertin “Studio Session” në Caesars Palace, të dyja kënduan së bashku hitin “Heartbeat Song” — dhe River tregoi zë e vetëbesim të vërtetë për moshën e saj.
Pas një periudhe pauze për shkak të lodhjes së zërit, Kelly u rikthye e fuqishme në skenë, ndërsa River po shfaq shenjat e një talenti që ndjek hapat e nënës. Publiku? I mahnitur!


