Aktorja britanike Kejt Winslet ka folur hapur kundër presionit për ndërhyrje estetike, duke thënë se këto trende po dëmtojnë natyralitetin dhe vetëbesimin e njerëzve.
Në një intervistë për Sunday Times, ajo u shpreh e shqetësuar se edhe persona që nuk janë të famshëm po ndihen të detyruar të përdorin botoks dhe filera. Winslet theksoi se vetë nuk ka bërë kurrë trajtime të tilla.
“Në fytyrën time nuk ka asgjë. Vijat e jetës janë bukuri, jo mangësi,” tha ajo, duke shtuar se e trishton sidomos ndikimi negativ te të rinjtë.
Aktorja përmendi edhe koleget Helen Mirren, Toni Collette, Andrea Riseborough dhe Sigourney Weaver, të cilat po ashtu refuzojnë standardet e rrepta të Hollywood-it për pamjen.


