Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale.
Perry ndau një seri fotosh dhe videosh nga udhëtimi i saj në Tokio të shtunën, ku iu bashkua edhe Justin, transmeton Indeksonline.
“Momente nga turneu i Tokios dhe më shumë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos. Në njërën prej fotove, këngëtarja dhe politikani pozuan, duke buzëqeshur.
Katy ndau gjithashtu një video të tyre duke darkuar së bashku. Në video, Justin e shikonte me dashuri, ndërsa ajo provonte sushi.
Galeria që ajo ndau përfshinte gjithashtu një video të tyre, duke pozuar me sa duket përpara një vepre arti të ndriçuar në ekspozitë


