Pas vetëm 11 minutash në hapësirë, raketa New Shepard e kompanisë Blue Origin, në pronësi të miliarderit Jeff Bezos, u rikthye në Tokë me një ekip të përbërë ekskluzivisht nga gra – përfshirë Katy Perry dhe partneren e Bezos, Lauren Sánchez. Ulja u realizua me sukses në Teksas, ku një ekip i posaçëm priti të rikthyerat për ndihmën dhe rikuperimin pas fluturimit.
Kjo ishte hera e parë që një mision me vetëm gra dërgohet në hapësirë që nga viti 1963, dhe përveç Perry dhe Sánchez, në bord ishin gjithashtu gazetarja Gayle King, shkencëtarja Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja Karenna Gore.