Ylli i muzikës pop, Katy Perry, ka folur për fëmijërinë e saj të vështirë, duke ndarë historinë e rritjes në një familje të varfër.
Edhe pse tani është një nga artistet më të pasura, me një pasuri prej 530 milionë dollarësh, Perry ka pasur një fëmijëri të vështirë, ajo tha se prindërit e saj fetarë duhej të mbështeteshin në pullat e ushqimit për të përballuar jetesën.
Katy Perry gjithashtu ka qenë e vendosur të ndikojë pozitivisht në jetën e fëmijëve të varfër. Bashkë me motrën e saj, ajo themeloi Fondacionin ‘Firework’, duke ofruar mundësi të artit për fëmijët e varfër.