Katy Perry dhe Justin Trudeau kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ndanë një moment plot humor nga një dalje së bashku. Në një postim në Instagram, dyshja u shfaq duke bërë një lojë argëtuese për moshën, ku rezultatet e tyre dolën më të ulëta se mosha reale, gjë që ata e morën me shumë sportivitet dhe batuta .
Postimi u shoqërua me foto të tjera nga jeta e përditshme, duke përfshirë momente personale dhe familjare, ndërsa fansat reaguan pozitivisht ndaj kimisë dhe natyrës së tyre të çlirët. Çifti, i cili e bëri publike lidhjen në fund të vitit 2025, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për mënyrën spontane dhe të afërt me publikun


