Katie Holmes ka bërë një hap të ri në lidhjen e saj me artistin Jason Bard Yarmosky, duke e bërë romancën e tyre zyrtare edhe në Instagram.
Me rastin e ditëlindjes së Yarmosky-t, aktorja 47-vjeçare publikoi një fotografi të afërt ku çifti shihet duke qeshur dhe mbështetur kokat tek njëri-tjetri. “Gëzuar ditëlindjen më të mirit ndër më të mirët”, shkroi Holmes krahas fotografive.
Ajo ndau gjithashtu pamje nga darka e ditëlindjes, ku Yarmosky shihet duke fikur qirinjtë e tortës, ndërsa më pas çifti përqafohet.
Holmes dhe Yarmosky u panë për herë të parë së bashku në korrik në East Hampton. Ata u njohën gjatë një darke dhe nisën të takoheshin pak kohë më pas. Që atëherë janë shfaqur së bashku në disa raste publike.


