Kate Middleton, Dukesha e Cambridge, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të rolit të saj në familjen mbretërore, por edhe për guximin dhe forcën personale që po tregon gjatë luftës së saj me kancerin. Shfaqja e saj në Wimbledon këtë vit ishte një moment i fuqishëm dhe frymëzues, ku ajo u paraqit me buzeqeshje dhe elegancë, pavarësisht sfidave personale shëndetësore.
Kate ishte e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë lejla dhe shpërndau buzëqeshje për të gjithë, duke treguar qëndrueshmëri dhe pozitivitet. Ky akt i saj nuk është vetëm një dëshmi e karakterit të saj të fortë, por edhe një mesazh inkurajues për ata që janë në luftën e tyre me kancerin.