Karota është një ndër perimet më të pasura me beta-karoten, një antioksidant që trupi e shndërron në vitaminë A. Ajo përmban gjithashtu vitamina C, K, fibra dhe kalium.
– Përmirëson shikimin dhe mbron shëndetin e syve.
– Mbështet shëndetin e lëkurës dhe lufton plakjen e parakohshme.
– Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.
– Ndihmon në tretje dhe pastron organizmin.
Karota mund të konsumohet e freskët, në sallata, të zier, e pjekur ose në lëngje të freskëta.