Karboni i aktivizuar, i njohur ndryshe si “ari i zi i mjekësisë”, është një nga produktet më të fuqishme natyrore për pastrimin e trupit. Ky pluhur i zi, i prodhuar përmes përpunimit të qymyrit në prani të gazeve, ka një sipërfaqe shumë të madhe me miliona pore mikroskopike që thithin toksinat, bakteret dhe substancat e dëmshme. Ai ndihmon në rastet e helmimeve ushqimore, fryrjeve të barkut, urthit apo infeksioneve të stomakut, duke vepruar si një magnet që largon substancat toksike nga organizmi përmes tretjes.
Përveç përdorimit të brendshëm, karboni i aktivizuar ka efekte të mrekullueshme edhe për kujdesin estetik-ndihmon në pastrimin e fytyrës nga pikat e zeza dhe yndyra e tepërt, si dhe përdoret në shampo për rigjenerimin e flokëve. Megjithëse është natyral, duhet përdorur me kujdes: nuk rekomandohet përdorim afatgjatë apo kombinimi me barna, pasi mund të pengojë efektin e tyre. Në dozat e duhura dhe me udhëzimin e duhur mjekësor, ky produkt mbetet një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të ruajtur shëndetin dhe ekuilibrin e trupit.