Kanye West u shfaq me dhëmbët e tij të arit, të cilët kushtojnë plot 850,000 dollarë, teksa mbërriti në Seul, Kore së bashku me gruan e tij, Bianca Censori, dhe fëmijët e tyre. Ndryshe nga zgjedhjet e saj të mëparshme të modës, Bianca kishte zgjedhur një ansambël më konservator për këtë udhëtim, ndërsa mbante në krahë vajzën e tyre, Chicago, 6 vjeçe. Ata ishin të shoqëruar edhe nga North, 11 vjeçe, dhe Saint, 8 vjeç, ndërsa Psalm, 5 vjeç, nuk ishte i pranishëm.
Arsyeja e vizitës së tyre në Korenë e Jugut është përpara publikimit të albumit të ri të Kanye-t, “Vultures 2”, në bashkëpunim me Ty Dolla $ign. Ngjarja do të mbahet më 23 gusht në Stadiumin Goyang dhe do të pasohet nga një tjetër festë në Tajvan më 25 gusht.