Një kanal në periferi të Buenos Airesit është bërë jasko i kuq, duke shqetësuar banorët lokalë. Sipas mediave argjentinase, shkaku më i mundshëm është derdhja e bojrave tekstile ose mbeturinave kimike nga një depo afër, raporton BBC.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë ujin e ndotur duke rrjedhur drejt gjirit Rio de la Plata, pranë një rezervati ekologjik. Autoritetet kanë marrë mostra uji nga kanali Sarandi për të përcaktuar shkakun e ndotjes.
Banorët pretendojnë se kompanitë vendore shpesh hedhin mbeturina toksike në këtë kanal, i cili kalon përmes zonave industriale të përpunimit të lëkurës dhe tekstilit, rreth 10 km nga qendra e kryeqytetit.
“Ndodh shpesh që kanali të ndryshojë ngjyrë, herë është i verdhë, herë blu ose i gjelbër, dhe ka një aromë të fortë acidi që shkakton shqetësime shëndetësore,” tha një banor për median C5N.
Autoritetet po hetojnë çështjen, ndërsa banorët kërkojnë masa urgjente për mbrojtjen e mjedisit.