Justin Bieber ka pranuar se përballet me “çështje zemërimi”.
Këngëtari 31-vjeçar ndau një mesazh në Instagram duke pranuar vështirësitë e tij emocionale: “Edhe unë kam probleme me zemërimin, por dua të rritem dhe të mos reagoj aq shumë”, shkroi ai.
Kjo vjen pas spekulimeve mbi shëndetin e tij mendor dhe martesën me Haileyn.
Fansat janë shqetësuar nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku ai ka folur për ndjenja të pasigurisë dhe të qenit “i padenjë”.
Ai gjithashtu është parë në dalje publike me një pamje të çrregullt dhe të lodhur, duke nxitur spekulime mbi mirëqenien e tij.

