Justin Bieber ka folur hapur për pasiguritë e tij, duke pranuar se shpesh ndihet si një “I pavlere”, pavarësisht se njerëzit e tij të afërt i thonë se është i mjaftueshëm.
Në një postim emocional në Instagram, ai tha se ndonjëherë ndihet sikur po fsheh veten e vërtetë dhe se, nëse njerëzit do ta njihnin më mirë, mund të mos e shihnin njësoj. Justin u kujtoi fansave të tij se nuk janë vetëm nëse kanë ndjenja të ngjashme, sepse edhe ai shpesh ndihet “i papërgatitur dhe i pa kualifikuar”.
Postimi i tij vjen pas javësh spekulimesh mbi shëndetin dhe jetën e tij private, përfshirë thashetheme për përdorim të drogës. Ai dhe Hailey kanë mohuar këto pretendime, duke i quajtur të pavërteta dhe të lodhshme.
Nuk dihet pse Justin vendosi ta ndajë këtë mesazh tani, por duket se gjithë vëmendja dhe drama rreth tij po e rëndojnë.
