Filmi “Joker” ka marrë më shumë nominime për Golden Raspberry Awards, çmimet që shpërblejnë realizimet më të dobëta në kinematografi. Me shtatë nominime, ky film kryeson listën e këtij viti për kategoritë më të këqija, përfshirë aktorin dhe aktoren kryesore.
Pavarësisht suksesit të parë të “Joker”, ku Joaquin Phoenix fitoi Oscarin për aktorin më të mirë, këtë herë ai është nominuar për aktorin më të keq, ndërsa Lady Gaga për aktoren më të keqe. Megjithatë, filmi ka gjeneruar 200 milionë dollarë fitime në box office.
Në listën e nominimeve për Golden Raspberry Awards janë përfshirë edhe “Megalopolis” i Francis Ford Coppola dhe filmi “Reagan”, bazuar në jetën e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan.
Çmimet Golden Raspberry , të cilat ndahen nga viti 1980, janë një parodi ndaj Oscars dhe përzgjidhen nga mbi 1,000 anëtarë të fondacionit me të njëjtin emër. Fituesit, të cilët rrallëherë marrin pjesë në ceremoni, shpallen një ditë para ndarjes së çmimeve Oscar dhe marrin një statujë simbolike që kushton 4,79 dollarë.