Johnny Depp do të luajë në thrillerin e ri aksion “Day Drinker” së bashku me Penelope Cruz. Filmi do të drejtohet nga Mark Webb, i cili ka realizuar filmat “The Amazing Spider-Man” dhe “500 Days of Flight”. Ky do të jetë projekti i parë i madh hollivudian i Depp që nga “Bishat fantastike: Krimet e Grindelwald”, i cili u publikua në vitin 2018.
Shitjet ndërkombëtare për “Day Drinker” fillojnë në Tregun e ardhshëm Amerikan të Filmit, i cili hapet në Las Vegas më 5 nëntor. Kjo është përpjekja më e madhe e Depp për t’u kthyer në Hollywood pas divorcit të tij nga aktorja Amber Heard dhe projektit të tij të parë të madh komercial që nga viti 2018.