Joe Manganiello ka reaguar pasi ish-bashkëshortja e tij, Sofía Vergara, rishpërndau një postim për sjelljen e burrave narcistë. I pyetur në emisionin “CBS Mornings”, aktori kërkoi që njerëzit ta lexojnë librin e tij “Bloodlines” përpara se të gjykojnë, duke theksuar se rrëfimi përqendrohet te vuajtjet dhe mbijetesa e tij.
Reagimi vjen gjatë promovimit të librit, me ç’rast Manganiello theksoi se kujtimet e tij nuk kanë si temë kryesore martesën e dështuar me Vergarën, por përvojën personale që dëshiron të ndajë me lexuesit.


