Joe Jonas ka lënë të kuptohet se mund të bëjë edhe një paraqitje tjetër surprizë në turneun “It’s Not That Deep” të Demi Lovato. Në një intervistë, këngëtari tha se “kurrë nuk i dihet”, duke shtuar se është shumë i lumtur për suksesin që Demi po shijon me turneun e saj aktual.
Dyshja emocionuan fansat pasi u ribashkuan në skenë gjatë koncertit hapës në Orlando, ku performuan hitet nostalgjike “This Is Me” dhe “On the Line”. Performanca riktheu kujtimet e epokës së Disney Channel, periudhë në të cilën Joe Jonas dhe Demi Lovato bashkëpunuan në disa projekte të suksesshme muzikore dhe filmike.
Ribashkimi i tyre u prit me reagime pozitive në rrjetet sociale, ndërsa shumë fansa shpresojnë që artistët të ndajnë sërish skenën gjatë vazhdimit të turneut.


