Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Jo vetëm mjekët, nga Kosova u larguan edhe 192 infermierë

    Jo vetëm mjekët, nga Kosova u larguan edhe 192 infermierë

    Shëndeti January 5, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Largimi i profesionistëve shëndetësorë nga Kosova vazhdon të mbetet një shqetësim serioz, ku përveç mjekëve, vendin po e lënë edhe infermierët. Sipas të dhënave të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 192 licenca të paplastifikuara, dokumente që zakonisht kërkohen për punësim jashtë vendit.

    Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK) Nexhmije Gori  ka thënë për Indeksonlinen se largimi i infermierëve nga Kosova mbetet një shqetësim i vazhdueshë

    Gori  ka thënë se krahasuar me vitin 2024, kur ishin lëshuar 325 licenca të paplastifikuara, vërehet një rënie relative e numrit të kërkesave gjatë vitit 2025.

    “Megjithatë, interesimi për të punuar jashtë Kosovës mbetet i pranishëm dhe fenomeni konsiderohet ende aktiv. Krahasuar me vitin 2024, kur janë lëshuar 119 vërtetime të kodit etik dhe 325 licenca të paplastifikuara, vërehet një ulje relative e numrit të kërkesave gjatë vitit 2025”, thotë Gori.

    Gori thotë se trendi i përgjithshëm i viteve të fundit, dëshmon për një interes të vazhdueshëm të profesionistëve shëndetësorë për të kërkuar mundësi punësimi jashtë Kosovës, kryesisht për shkak të pagave më të larta, kushteve më të mira të punës dhe mundësive për një jetë më cilësore.

    “Kosova aktualisht nuk rrezikon të mbetet pa infermierë në kuptimin e menjëhershëm, megjithatë trendi i migrimit të profesionistëve shëndetësorë paraqet një sfidë serioze dhe afatgjatë për funksionimin e qëndrueshëm të sistemit shëndetësor. Megjithatë, vërehet një ulje relative e kërkesave për dokumente që lidhen me punësimin jashtë vendit, krahasuar me vitin 2024, interesimi për migrim mbetet i pranishëm. Kjo tregon se fenomeni nuk është ndalur, por ka pësuar vetëm luhatje”, thotë Gori. .

    Sipas saj nëse nuk adresohen në mënyrë strukturore faktorët kryesorë që nxisin largimin, si kushtet e punës, ngarkesa e lartë profesionale, niveli i pagave, siguria në punë dhe mundësitë për zhvillim profesional, ekziston rreziku që në të ardhmen të krijohet mungesë e theksuar e infermierëve.

    “Oda vlerëson se investimi në fuqizimin e infermierëve brenda vendit, përmes politikave të qëndrueshme, dialogut institucional dhe përmirësimit të statusit profesional, është kyç për të frenuar migrimin dhe për të garantuar shërbime shëndetësore cilësore për qytetarët e Kosovës”, thotë Gori.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024453 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Detoksifikimi digjital: pse dhe si ta praktikojmë

    January 14, 2026

    Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve, bankat aktivizojnë kanale emergjente raportimi 24/7

    January 14, 2026

    “Shihemi edhe dy ditë”/ Çfarë po paralajmëron Dua Lipa?

    January 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version