Aktori dhe ikona e komedisë, Jim Carrey, ka ngjallur polemika në rrjete sociale pas shfaqjes së tij me pamje të ndryshuar dukshëm në Çmimet César në Paris. Disa fansa dhe komentues në internet filluan të spekulojnë për një operacion plastik ekstravagant apo ndërhyrje tjetër estetike, duke e krahasuar madje me një “klon” të tij.
Një kirurg plastik i njohur ka dalë në mbrojtje të tij, duke i bërë thirrje publikut të tregojë më shumë empati dhe më pak body-shaming ndaj Carrey-t, i cili është 64 vjeç dhe një figurë e dashur në industrinë e argëtimit. Sipas mjekut, ndryshimet mund të jenë thjesht pasojë e plakjes natyrale, apo edhe frymëmarrje e ndryshuar për shkak të inflamacionit dhe jo domosdoshmërisht rezultat i një ndërhyrjeje të debatueshme.
Ky debat ka ndezur komentet në rrjete sociale, ku fansat janë ndarë midis atyre që besojnë se Carrey ka bërë ndërhyrje kosmetike dhe atyre që mbështesin aktorin e komedisë përpara çdo kritike.


