Më 4 gusht, një ditë para koncertit të saj madhështor në Stamboll, Jennifer Lopez tentoi të hynte në një dyqan Chanel në qytet. Sipas mediave turke, sigurimi nuk e lejoi të futej pasi dyqani ishte plot dhe, për më tepër, nuk e njohën menjëherë.
Këngëtarja reagoi me qetësi dhe edukatë duke thënë: “Ok, s’ka problem” dhe u largua. Më vonë, stafi e ftoi të kthehej, por ajo preferoi të vizitonte dyqanet e markave të tjera luksoze.