Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në mënyrë spektakolare gjatë paraqitjes së saj në premierën e filmit “Unstoppable” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024. E veshur me një fustan me prerje të shumta, i cili mbulohej vetëm nga tri harqe të zeza.
Ky moment erdhi në një periudhë të ndërlikuar personale për të, pasi ajo është në proces divorci. Parakalimi i saj në tapetin e kuq së bashku me ish-bashkëshortin Ben Affleck ishte një nga ngjarjet më të diskutueshme të festivalit.