Jennifer Garner ndau në Instagram një video me kujtime nga seriali “Alias”, ku përfshiu edhe një fotografi me ish-partnerin dhe kolegun Michael Vartan.
Dy aktorët, që patën një lidhje gjatë viteve 2003–2004, kanë ruajtur miqësinë. Në homazhin për 25-vjetorin e serialit, Garner shprehu mirënjohjen për ekipin dhe rëndësinë që roli i Sydney Bristow pati në jetën e saj.


