Jennifer Garner u fotografua gjatë një dreke me vajzën e saj 20-vjeçare, Violet Affleck, në një dalje të rrallë publike në Los Angeles. Aktorja dhe vajza e saj, të cilën e ka me ish-bashkëshortin Ben Affleck, u panë duke ecur krah për krah të buzëqeshura, ndërsa shumë fansa vunë re ngjashmërinë e madhe mes tyre. Garner kishte veshur një bluzë të kuqe dhe fund xhins, ndërsa Violet zgjodhi një fustan të gjatë me motive dhe atlete sportive.
Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë prindër të tre fëmijëve dhe kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë bashkëprindërimi pas divorcit. Aktorja rrallë i ekspozon fëmijët e saj në publik, ndaj kjo dalje nënë e bijë tërhoqi vëmendje të madhe në media dhe rrjetet sociale.


