Jennifer Lopez dhe bashkëshorti Ben Affleck, bashkë me fëmijët e tyre, bënë një dalje tërheqëse në një darkë në Beverly Hills, Kaliforni. Këngëtarja 54-vjeçare mbërtheu vëmendjen me një fustan vjollcë të markës Burberry, i kombinuar me një rrip Valentino dhe një palë çizme kafe. Dukja e saj u plotësua me një palë rrathë Jennifer Fisher dhe një çantë të shtrenjtë Hermes Birkin, e vlerësuar në mes 30 dhe 40 mijë euro.
Darka u mbajt në The Ivy, një lokal i njohur në Beverly Hills, ku J.Lo u komentua jo vetëm për stilin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe për çantën e çmuar. Ndërkohë, Ben Affleck preferoi një paraqitje më të thjeshtë, duke veshur bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza.
Jennifer Lopez vazhdon të shquhet për paraqitjet e saj të larta në skenën e modës, duke treguar një stil të paharrueshëm dhe një prezencë të fuqishme, pavarësisht moshës.