Jeff Bezos pritet të martohet me Lauren Sánchez në fund të qershorit në Venecie. Mediat italiane raportojnë se miliarderi ka rezervuar disa hotele luksoze dhe dhjetëra taksi për të pritur të ftuarit VIP, me datën 24 qershor.
Dasma do të zhvillohet pranë jahtit të tij “Kora”, ndërsa qyteti pritet të përfitojë ndjeshëm nga eventi. Sánchez, gazetare dhe pilote, është e njohur edhe për aktivizmin mjedisor dhe librin e saj për fëmijë që ka kryesuar listat e “New York Times”.