Jason Momoa dhe e dashura e tij, aktorja Adria Arjona, tërhoqën vëmendjen në premierën e filmit “Onslaught” në Los Angeles. Çifti u shfaq shumë i afërt në tapetin e kuq më 26 gusht, duke qeshur dhe pozuar së bashku para fotografëve.
Momoa dhe Arjona e kanë bërë publike lidhjen e tyre prej kohësh, ndërsa kjo paraqitje e përbashkët ishte një tjetër moment ku dy aktorët nuk e fshehën afërsinë mes tyre. Premiera mblodhi edhe aktorët e filmit, përfshirë Dan Stevens dhe Drew Starkey.


