Qeveria japoneze ka bërë një hap të madh drejt modernizimit duke hequr përdorimin e disketave, një teknologji që ishte bërë e vjetërsuar prej kohësh.
Ministri i Dixhitalizimit, Taro Kono, theksoi se kjo ishte një fitore e madhe, duke shënuar fundin e një ere të teknologjisë së vjetër në administratën qeveritare të Japonisë.
Ky ndryshim u bë i mundur pasi Ministria e Dixhitalizimit, e krijuar gjatë pandemisë COVID-19, vuri re se qeveria ende mbështetej në mënyra të vjetëruara të punës si dosjet e letrës dhe teknologjitë analoge.