Aktorja e njohur Jane Seymour ka festuar ditelindjen e saj të 75-të e saj në një mënyrë shumë emocionale duke u ribashkuar me kolegët e serialit ikonik Dr. Quinn, Medicine Woman. Në një event me tematikë “western”, ajo mblodhi pranë vetes emra si Joe Lando dhe aktorë të tjerë të kastit, duke rikthyer kujtimet e një prej serialeve më të dashura të viteve ’90.
Festimi, i organizuar nga fondacioni i saj Open Hearts, nuk ishte vetëm një festë ditëlindjeje por edhe një moment reflektimi për miqësitë dhe kujtimet e përbashkëta. Seymour e përshkroi ribashkimin si shumë prekës, duke theksuar se disa prej kolegëve nuk i kishte takuar prej dekadash dhe se ndihej jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë moment të veçantë në jetën e saj.


