Një debat kulinar ka shpërthyer mes Romës dhe BBC-së pas publikimit të një recete të “cacio e pepe” me gjalpë dhe parmixhano, në vend të përbërësve origjinalë: pasta, piper i zi dhe djathë pecorino. Shoqata e Restoranteve Romake protestoi dhe kërkoi korrigjimin e recetës.
Edhe pse BBC e ndryshoi duke shtuar pecorino, zemërimi u rindez kur u sugjerua salcë kosi. Presidenti Claudio Pica ftoi Mbretin Charles III në Romë për t’i shërbyer pastën sipas traditës. BBC ende nuk ka reaguar.