Reperi i njohur, Nelly, si rrallë herë, është deklaruar rreth mosmarrëveshjeve qe ka pasur me Eminemin.
Në një podcast amerikan, reperi 50-vjeçar u shpreh se e gjitha lindi nga një keqinterpretim që vetë Nelly i bëri një kënge të Eminemit.
Kënga e Eminemit, “Invasion”, i drejtohet si “diss” dikujt nga St.Louisi dhe Nelly mendoi që ishte fjala për të.
“Ai është i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur që e kemi tejkaluar këtë gjë”, përfundoi Nelly.