Këngëtarja britanike Melanie C, e njohur për publikun si një nga anëtaret ikonike të Spice Girls, ka treguar se në moshën 52-vjeçare ndihet më e sigurt se kurrë për trupin e saj. Ajo ka zgjedhur të shfaqet me veshje më të guximshme, duke theksuar se sot ka më shumë vetëbesim sesa në kulmin e famës së saj në vitet ’90 si “Sporty Spice”.
Mel C thekson se ky transformim vjen nga pranimi i vetes dhe përvoja e jetës, ndërsa pranon se pamja e saj në fotosesione kërkon disiplinë në ushqim dhe stërvitje. Ajo gjithashtu bën thirrje për më shumë realizëm në rrjetet sociale, duke kujtuar se imazhet perfekte shpesh nuk përfaqësojnë jetën e përditshme.



