Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 “nëse marrë pjesë Izraeli”.
Në një deklaratë, RTÉ tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje “do të ishte e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza.
Irlanda e ka fituar konkursin gjithsej shtatë herë, herën e fundit në vitin 1996.