Një teknologji e re që përdor dritën po premton të revolucionarizojë internetin, duke arritur shpejtësi mbi 360 Gbps shumë më e lartë se Wi-Fi aktual. Studiuesit kanë zhvilluar një sistem që përdor lazerë të vegjël të integruar në një çip, të cilët transmetojnë të dhëna paralelisht përmes rrezeve të dritës. Kjo qasje jo vetëm rrit ndjeshëm shpejtësinë, por edhe shmang ndërhyrjet që shpesh ndodhin në rrjetet tradicionale, sidomos në ambiente të mbipopulluara si zyra apo qendra publike.
Përveç performancës, një tjetër avantazh i madh është efikasiteti energjetik sistemi konsumon rreth gjysmën e energjisë së teknologjive moderne Wi-Fi. Ekspertët theksojnë se kjo nuk do ta zëvendësojë plotësisht Wi-Fi, por do ta plotësojë atë, sidomos në hapësira të brendshme ku kërkohet kapacitet i lartë dhe lidhje stabile. Në të ardhmen, kjo teknologji mund të integrohet në ndriçim apo pajisje të përditshme, duke sjellë një epokë të re të internetit të shpejtë, të sigurt dhe më efikas.


