Influencuesja Hannah Carnat-Gronnerud, e cila në rrjete sociale njihet si Thatgrlhannah, po kalon një periudhë tepër të vështirë pas humbjes tragjike të të fejuarit të saj, Ian, vetëm pak javë para dasmës së tyre. Ai humbi jetën në një aksident pune këtë verë.
Lajmi ka prekur mijëra ndjekës në mbarë botën, të cilët i kanë dërguar asaj mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje. Së fundmi, Hannah ka ndarë në Instagram një fotografi bardhë e zi ku shihet e përqafuar me Ian-in, shoqëruar me një dedikim prekës: