Pas humbjes së finales së Euro 2024, Watkins e gjeti ngushëllimin e tij në dashuri, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni mbresëlënëse. Në një vendqëndrim magjepsës me pamje nga liqeni, ai i propozoi partneres së tij-Ellie Alderson, e cila e veshur në të bardha, e priti me emocione.
Ceremonia e tyre simbolizon një kapitull të ri të mbushur me dashuri dhe përkushtim të përbashkët. Kështu, edhe pse Watkins nuk mundi të triumfonte në fushën e lojës, ai sigurisht fitoi zemrën e asaj që do.