Hudhra është një ndër bimët më të dobishme për shëndetin dhe është e njohur për aftësinë e saj për të forcuar imunitetin. Përbërësi kryesor aktiv i hudhrës është alicina, e cila i jep asaj vlerat e shumta shëndetësore dhe shijen karakteristike. Megjithatë, gjatë procesit të gatimit, alicina shpesh humbet, duke ulur përfitimet e hudhrës.
Nutricionistja Mumal Asif sugjeron një metodë të thjeshtë për të ruajtur sa më shumë nga këto përfitime. Ajo rekomandon që hudhra, pasi të jetë copëtuar ose shtypur, të lihet për rreth 10 minuta përpara se të gatuhet. Kjo kohë i lejon alicinës të arrijë përqendrimin maksimal dhe të mbetet e pranishme edhe gjatë gatimit.
Kjo metodë e thjeshtë mund të ndihmojë në ruajtjen e përfitimeve të shumta të hudhrës, përfshirë forcimin e sistemit imunitar, uljen e tensionit të gjakut dhe mbrojtjen kundër infeksioneve.