Një film i ri hollivudian, i titulluar “I Want My MTV”, do të sjellë në ekran historinë e viteve të para të MTV-së dhe revolucionin që kjo platformë solli në industrinë muzikore gjatë viteve ’80. Projekti bazohet në librin “I Want My MTV: The Uncensored Story of the Music Video Revolution” nga Craig Marks dhe Rob Tannenbaum.
Filmi do të drejtohet nga Geremy Jasper dhe do të fokusohet në lindjen e MTV-së, duke treguar sesi muzika dhe televizioni u bashkuan për të ndryshuar kulturën pop. MTV u lançua në vitin 1981 dhe u bë simbol i një epoke të re, duke transformuar videoklipet muzikore në fenomen global. Aktualisht projekti ndodhet në fazën e përzgjedhjes së aktorëve.


