Holanda do të rikthehet në Eurovision në vitin 2027, duke i dhënë fund bojkotit të nisur për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit. Përgjegjësinë për paraqitjen holandeze do ta marrë transmetuesi publik NPO.
Holanda mungoi në Eurovision 2026, ndërsa transmetuesi AVROTROS kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë as në edicionin e ardhshëm. Megjithatë, vendimi përfundimtar iu la transmetuesve të tjerë holandezë, duke i hapur rrugë NPO-së që ta rikthejë vendin në garë.
NPO deklaroi se Unioni Evropian i Transmetimeve ka ndërmarrë masa të rëndësishme pas kritikave dhe bojkotit të disa vendeve. Ende nuk është bërë e ditur se cili artist do ta përfaqësojë Holandën në Eurovision 2027, që do të mbahet në Bullgari.


