Në një intervistë për CNN, Hillary Clinton foli hapur për martesën e saj me Bill Clinton dhe sfidat që kaluan si çift. Ajo tha se çdo martesë është e ndryshme dhe ka ulje-ngritjet e saj, por është e rëndësishme të merren vendime që janë të duhura për çiftin dhe të mos lejohet që publiku të ndikojë në marrëdhënien e tyre.
Hilary dhe Bill kanë qenë së bashku për gati 50 vjet dhe kanë nipër e mbesa, dhe ajo thotë se janë mirënjohës që mund të kalojnë kohën së bashku. Martesa e tyre u shënua nga skandali kur u zbulua se Bill kishte një lidhje me Monica Lewinsky, por ata arritën ta kapërcenin atë krizë dhe të qëndronin së bashku. Hilary tha se është e rëndësishme të respektohet privatësia në martesë dhe të mos lejohet që publiku të ndikojë në marrëdhënien e çiftit.